Politika Meta pas takimit me Berishën: Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim

Meta pas takimit me Berishën: Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Sali Berishës në selinë blu.
Takimi zgjati rreth 40 minuta.

Kryetari i PL-së Ilir Meta deklaroi për mediat se shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do të jenë të opozitës së bashkuar. Ai theksoi se ka ardhur momenti për ndryshim dhe të gjithë opozitarët janë bashkuar.

“Për ndryshim, për të ç’rrënjosur monizmin nga pushteti vendor dhe për të rikthyer llogaridhënien. Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim, kaq. Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm nga Tropoja deri në Sarandë dhe ne i konsiderojmë dhe kandidatë të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e gjithë këshillave bashkiake do të jenë të opozitës së bashkuar”, u shpreh Meta.