Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ka akuzuar qeverinë si shkaktarja dhe përgjegjësja kryesore të krizës humanitare e shkaktuar nga radhët ne pikën kufitare të Kakavijës.
“Çfarë informimi ka patur për shqiptarët që ikin në Greqi? Përgjegjësia vetëm mbi qeverinë dhe shtetin shqiptar, nuk mund t’i vihet faj emigrantëve”, ishin fjalët e kreut të Shtetit, që u kërkoi edhe ndjesë të gjithë emigrantëve që për 4 ditë pritën në radhë në kushte të vështira”. Sipas tij nuk ka kuptim as fajësimi i palës greke, që “punën e saj e bën shumë mirë”.
Meta shtoi se “një Qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas situatës” dhe se “qytetarët nuk morën informacion as për tampon as për përkthimin e testeve”.
Presidenti deklaroi se Presidenca ka bërë të gjitha hapat e duhura dhe se fillimisht kishte mbajtur qëndrim të rezervuar për shkak të situatës delikate në kufi, por pasi qeveria filloi të fajësonte vetë qytetarët, duhej të ndërhynte. Sipas tij situata mund të vazhdojë gjatë dhe se për këtë duhet mbështetur sa më shumë shëndetësia në vend.