Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila kërkon opinion nga Komisioni i Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit Presidenti Ilir Meta përmend 10 argumenta pse në këto zgjedhje është shkelur Kushtetuta dhe parimi themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar. “Kurrë më votime moniste në Shqipëri!”, shkruan Meta, i cili shton se shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.
“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.
Kurrë më votime moniste në Shqipëri!
Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.
Në 35 bashki, 57.3 % të vendit u votua për një kandidat të vetëm
Në 35 bashki, 57.3 % të vendit nuk pati zgjedhje alternative
Për 35 bashki të vendit nuk kishte zgjedhje por votime
Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut i kërkon qeverisë që të organizojë zgjedhje demokratike
E drejta për të zgjedhur alternativë e bën një demokraci efektive
GJEDNJ: E drejta e votës nuk është vetëm proceduriale.
GJEDNJ: Votuesi duhet të ketë mundësinë të ndikojë zgjedhësit
GJEDNJ: Votimi me një kandidat mohon të drejtën substanciale për të zgjedhur
Zgjedhjet me një kandidat jo në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut
Nëse disa 57.3% zgjedhës do t’i drejtoheshin GJEDNJ pas 30 qershorit, Shqipëria mund të dënohej nga GJEDNJ”.