Presidenti Ilir Meta ka uruar dhe përgëzuar artistin e njohur Olen Çezari pas recitalit të mbajtur një natë më parë nga artisti në Pallatin e Kongreseve.
“Me shumë emocion ndoqa mbrëmë koncertin e violinistit të madh shqiptar, Olen Cesari, që i shoqëruar nga grupi i tij “International Clandestine Orchestra” dhe artistë me famë botërore, i dhuroi Tiranës një natë magjike dhe një festë të jashtëzakonshme. Olen Cesari është padyshim një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë”, ka shkruar Meta në Facebook.
“Paganini shqiptar”, me madhështinë e talentit të tij, na bën të ndihemi të gjithë krenarë. Lajm i mirë për të gjithë ju që e humbët dje koncertin është se ai rikthehet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve”, ka përfunduar Presidenti.