Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ka pasur një përgjigje për të gjithë ata që donin që në protestën e 12 nëntorit të kishte dhunë.
Ai tha se qeveria dështoi duke krijuar ide që opozita do krijonte dhunë në protestë, ndërsa shtoi se tubimi tregoi një demonstrim.
“Stina e protestave do të jetë e vazhdueshme, deri në largimin e kësaj qeverie por njëkohësisht ishte paralajmërim shumë i qartë për Edi Ramën, se çdo përpjekje e tij për të tjetërsuar votën e shqiptarëve do të ndeshet me një përballje pa kthim. Por ajo që dua të theksoj është se kemi një pjesëmarrje të lartë, kemi një demonstrim të demokracisë.
Ana e qeverisë përpiqet të krijojë idenë se fakti që nuk u përdorë dhunë, fakti që nuk u bë gjë ishte një dështim. Shqetësimi ka qenë që vëmendja të mos ishte te droga, korrupsioni por një opozitë kaçakësh të dhunshëm e të tjerë”, tha ai.