Një ditë pas raportimit në Komisionin Hetimor, Presidenti Ilir Meta ka ritheksuar kënaqësinë që i dha dje rikthimi në Kuvend.
“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi”.
Meta thotë se bashkë me Ruçin, ranë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96”.
Kjo, nënvizon Meta, “më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”.
Ajo që bën përshtypje në postimin e Metës në facebook është fakti se ka zgjedhur ta shoqërojë me një foto të realizuar më herët në të cilën është bashkë me zotin Ruçi dhe kryeministrin Rama.