Flamur Noka është pyetur për refuzimin e kërkesës të 7 deputeteve të opozitës dërguar presidenit Ilir Meta ku kërkohej zbardhja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Deputeti i PD, Flamur Noka tha se zbardhja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare i mbledhur në 11 nëntor të vitit të kaluar për çështjen e drogës dhe është urgjente.
Noka i ftuar në News 24 në “Kjo Javë” u shpreh se në atë mbledhje është folur me emra konkretë për zyrtarë të lartë të përfshirë në trafik droge.
“Qeveria është kapur dhe u nxor në pah se qeveria doli me paratë e krimit. Ne besojmë se ka të dhëna konkrete, zbardhja e të cilave hedh dritë.
Në dijenë tonë është folur për emra konkretë, ku ka emra të njohur të përshirë në trafikun e drogës. Për të qenë transparent ne ndërmorëm këtë iniciativë.
Arsyet se pse u refuzua kërkesa nga presidenti nuk e di, por ne do vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e asaj mbledhje. Po të zbardhet ajo mbledhje dalin në dritë shumë gjëra. I bëj thirrje Prokurorisë të kërkojë të njëjtën gjë nga Presidenti për zbardhjen e mbledhjes së Këshilli të të Sigurisë”- tha Flamur Noka.