Presidenti Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha është përgjegjës ekskluziv për dështimet e opozitës.
Ai e bëri deklaratën në emisioin ‘CLICK Plus’ në TV21 në Maqedoninë e Veriut.
Teksa u pyet për zhvillimet e brendshme në PD ai tha se Basha është përgjegjësi kryesor për dështimet.
“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takojnë Lulzim Bashës”, ka deklaruar Meta, duke marrë në këtë mënyrë edhe haptazi krahun e ish-kryeministrit Sali Berisha në përplasjen brenda Partisë Demokratike.