Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në ambientet e selisë blu, ku po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Bëhet me dije se ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i PL, Petrit Vasili.
Ky është takimi i parë kokë më kokë që Berisha dhe Meta zhvillojnë së bashku që pas nisjes së hetimeve nga SPAK për ish-kryeministrin.
Në deklaratat publike, Meta ka dhënë mbështetjen ndaj Berishës, duke iu bashkuar mbrojtjes së tij politike se SPAK është i kapur nga kryeministri Edi Rama.
Duket se takimi mes dy liderëve vjen në kohën kur Rithemelimi po organizon aksionin opozitar.