Politika Meta: Skandali McGonigal “thikë në zemër” për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Meta: Skandali McGonigal “thikë në zemër” për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një reagim të bërë në Facebook, shprehet se “skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore”, është “thikë në zemër” për marrëdhëniet shqiptaro-Amerikane.

Ai shkruan se një hetim i plotë si në SHBA por edhe në Shqipëri, është i domosdoshëm për t’i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore këto ditë është vërtet një thikë m’u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ashtu siç me të drejtë shkruan sot edhe z.Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA për Shqipërinë.

Ndaj hetimi i plotë, i thellë dhe gjithëpërfshirës, si në SHBA por edhe në Shqipëri i këtij skandali është i domosdoshëm për t’i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve tona nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni. Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA veçse forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit cilëtdo qofshin ata!”, shkruan Meta.