Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta do të jetë pjesë e një aktiviteti në Tropojë, në nderim të pishtarit të demokracisë Azem Hajdari.
Ky aktivitet ka sjellë dhe përplasjet mes tij dhe Rudina Hajdarit, e cila ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shprehet se fëmijët e Azemit nuk janë lejuar që të jenë pjesë e aktivitetit se kështu e donte partia.
“Zoti president dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-amerikane të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia.
Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”, shkruan Hajdari në rrjetet sociale.