Kryesore Meta, sulm frontal Dumanit: Edhe nga burgu do të shkatërroj o palaço....

Meta, sulm frontal Dumanit: Edhe nga burgu do të shkatërroj o palaço. Ta kanë kërkuar amerikanët të më arrestosh

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ashpërsuar tonet e akuzave në drejtim të kreut të SPAK-ut Altin Dumani, teksa paralajmëroi dhe arrestimin e tij. Meta tha se do të vijojë të zbërthejë skemën e Dumanit edhe nga qelia e burgut, ndërsa tha se amerikanët kanë kërkuar arrestimin e tij. Meta akuzoi kreun e SPAK, si palaço, ndërsa tha se ka shkuar në burgun e Fierit, për të bindur Kastriot Ismajlin që të dëshmojë kundër tij në çështjen CEZ-DIA.

Jemi në një gjatësi vale, mbështes plotësisht deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve, edhe të asaj si quhet ajo KLP-ja. Ua thashë dje besoj, se si u ngrit KLP-ja me emërimet e Arta Markut. Edhe miqve dhe aleatëve iu kam thënë që prokuroria është përgjegjësia e juaja. Vijmë te Altin Dumani, iu kërkoj ndjesë të gjithë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai. Se unë e kam thënë dhe më parë që nuk janë të gjithë njësoj, e dinë të gjithë çfarë mbështetje u kam dhënë unë prokurorëve, dhe kam thënë publikisht, që do të gjejmë vrasësit e Azem Hajdarit, dhe vrasësit e vrasësve të tyre. E di shumë mirë Arben Rakipi dhe Fatos Klosi, se si i dënuari kryesor ka ardhur për 24 orë në Shqipëri.

Po i them Dum Dumanit, që një gazetare që përmendet 3 herë te dosja Metamorfoza, që më ke sjellë njerëz që të iki nga Shqipëria. Do të marrësh peng vjehrrën time ti, do të marrësh peng familjen time. Nuk nxorëm mësime ne që të lëmë lulushët këtu, të lëmë çimkaxhintë dhe çimkaxheshkat e tua. Pse kujton ti se ka frikë Ilir Meta nga burgu? Nga burgu do ta shpërbëj atë klikë kriminale që ke ngritur aty ti.

Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri? Të kanë sjellë amerikanët ty, që të më fusësh mua në burg. Kanë tentuar mua që të më fusnin në burg që në 92-shin, o palaço, o Dum Duman. Thirri mendjes, reflekto, thellohu, nuk të mbron as zoti, ky është këshillim që po të jepet. Ti je prokurori i Ëngjëll Agaçit, por unë kam parë shumë si amerikanët e tu, se jam nga raca e Vojo Kushit.

Ti hape CEZ-DIA në dhjetor 2019 me urdhër të Edi Ramës në kulmin e luftës për Kushtetutën. Ça presim në që ti të thuash kam takuar McGonigal. Ti ke shkuar në burgun e Fierit për të takuar Kastriot Ismajlin, që të dëshmojë kundër meje”, tha Meta.

Duke e etiketuar si “palaço”, ai tha se Altin Dumani nuk arreston Erion Veliajn dhe Edi Ramën, që janë në krye të aferës së inceneratorëve.

“Merresh me këto punë se nuk ke takat të arrestosh Erion Veliaj, se ju mbyti me favore, nuk ke takat të thërrasësh Edi Ramën, o palaço, mos u fshih pas amerikanëve, se ka amerikanë të ndershëm, ka dhe McGonigal fundërrina, por unë jam nga rraca e Vojo Kushit”, u shpreh Meta.