Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lëshoi akuza të forta ndaj shefit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, duke e etiketuar “zar të regjimit” për shkak se nuk arreston disa nga drejtuesit më të lartë shtetërore për çështjen e inceneratorëve.
“Ti nuk arreston dot as Agaçin, se nga Rama ke tmerr, as Erion Veliajn, pikërisht se je ai që ta kam thënë me kohë dhe që të njoh me kohë. Je një zar i këtij regjimi, që do të mbahet mend si regjimi i Dum-Dumanëve dhe McGonigalëve”, tha Meta në konferencë për mediat.
Meta tha se protesta e opozitës kundër këtij regjimi do të ketë vetëm përshkallëzim.
“Zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë pas asaj që ka ndodhur në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës”, shtoi Meta, duke iu rikthyer sherrit mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit një natë më parë.