Presidenti Ilir Meta është takuar këtë të hënë me kryenegociatorin e emëruar për të zhvilluar negociatat mbi integrimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi.
Kreu i shtetit thotë përmes një postimi në rrjetet sociale se mes tyre u diskutua për perspektivën e çeljes së negociatave. Meta e ka siguruar Mazin për mbështetjen e plotë në detyrën e tij.
“Politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese. Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar”, shkruan Meta.