Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim informal këtë të enjte me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacollin.
“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, shkruan Meta nw rrjetet sociale
Ky takim, edhe pse informal, vjen para se Thaçi të paraqitet në Gjykatën e Hagës, ku do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për akuzat për krime lufte.