Politika Meta: Të respektohet Marrëveshja e 5 Qershorit pikë për pikë

Meta: Të respektohet Marrëveshja e 5 Qershorit pikë për pikë

Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje që të respektohet marrëveshja e 5 Qershorit, të hapen listat 100 përqind dhe të plotësohen të gjitha kushtet e Bashkimit Europian, për integrimin e vendit.

Teksa ka postuar një raport për azilkërkuesit nga viti 2010 deri në 2019-n, kreu i shtetit shkruajti se “Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë  shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi”.

“Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE”, shkruan Meta.