Personalitete të njohura të politikës i shprehën sot ngushëllimet Kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama.
Meta: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama
Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjes Rama për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta. U prehtë në paqe!”, shprehet Meta në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit Rama, ka shprehur edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi
Thaçi: Ngushëllime në këtë ditë pikëllimi
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në mesazhin e tij të ngushëllimit shprehet se “i dashur Edi në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”.
Ahmeti: E vështirë për ta përballuar është humbja e nënës
Ndërsa Kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh se “nëna është drita e shtëpisë” thotë gurra jonë popullore. E vështirë për ta përballuar është humbja e nënës, sot bashkëndjej dhimbjen e Edit dhe të familjes për nënën, gjyshen e tyre, Aneta Rama. Ngushëllime më të afërmve, familjes, miqve e dashamirëve, u prehtë në paqe”.