Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në facebook i bën thirrje qytetarëve t’i kthehen jetës së përditshme.
Vetë kreu i shtetit postoi në facebook një foto ku duket nën shoqërinë e një qeni.
“Mirëmëngjes të dashur miq, Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë!”
Mbrëmjen e djeshme banorët e Tiranës dolën nëpër rrugët e Tiranës pas një alarmi të rremë për tërmet.