Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, më në fund ka treguar se çfarë hëngri në darkën që i kishte shtruar Edi Rama në Kryeministri katër ditë më parë.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në “TV Klan”, Meta theksoi se piu vetëm ujë.
Edhe pse disi i rezervuar, Meta u shpreh: “Kemi qenë në një komunikim shumë normal. Dhe mund të kemi prekur ndonjë ushqim. Të paktën ujë kemi pirë. Nuk e mbaj mend…”.
Darka mes tyre u zhvillua kokë më kokë dhe njëra nga temat kryesore të diskutimit, siç u pranua edhe nga vetë Meta, ishte protesta e opozitës e cila është duke vazhduar.