Presidenti Ilir Meta ka lënë pas krahëve politikën këtë të enjte dhe ka nisur eksplorimin e Shqipërisë. Ai ka postuar në “Facebook” disa momente nga udhëtimi në Çorovodë.
Kreu i shtetit është ulur në lokal me qytetarët dhe ngre dolli për këngëtarin Demir Zyko.
“Sot tek “Verori” në Çorovodë, një shëndet për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko.”
Në një tjetër postim, ai tregon për takimin me poetin Xhevahir Spahiu, të cilit i ka dhuruar edhe një buqetë me lule.
“Shumë i lumtur të takohem me poetin tonë të madh Xhevahir Spahiu, sidomos në Skrapar, ku ndodhet Mali i shenjtë i Tomorrit që aq shumë e ka frymëzuar për veprat e tij të jashtëzakonshme. 🇦🇱”