Kryesore Meta zbërthen grupin e strukturuar “deep state”: Ja kush është brenda “PPP-d”

Meta zbërthen grupin e strukturuar “deep state”: Ja kush është brenda “PPP-d”

Presidenti Ilir Meta foli sot edhe për një grup të strukturuar që punon kundër interesave të Shqipërisë. Duke e lidhur me konceptet e ‘deep state’ dhe ‘state capture’, Meta foli për grupin ‘PPP-d’, të cilin e ka zbërthyer gjatë konferencës.

Meta tregon ‘grupin e strukturuar’ që po vepron në Shqipëri: Bazohet në ‘deep state’:

P – Politikanët

P – Propaganda (mediat)

P – Policia jo si Polici e Shtetit, por rrugët policeske që ndiqen për të shantazhuar njerëzit.

d – Diplomatët e huaj që kanë braktisur misionet e tyre.

Me pjesëmarrjen e ulët në votimet e 30 qershorit dhe shmangien e dhunës, Meta tha se shqiptarët “evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht përplasjen civile.”