Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte sot në Tiranë, ku u takua me homologun e Shqipërisë, Ilir Meta.
Detaje nga takimi mes tyre, ky i fundit i zbuloi në konferencën e përjavshme për mediat. Ditë më parë, në një studio televizive, Presidenti tha se ka një lob pro serb në Uashington, interesave të të cilit po i shërbente edhe kryeministri Rama.
Megjithatë, ai tha se nuk kishte diskutuar për këtë çështje gjatë takimit me Thaçin. “Nuk folëm për këtë, por që Kosova të vazhdojë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike”.
Meta komentoi edhe ndryshimin e ekzekutivit në Prishtinë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që i dha të drejtë dekretit të Presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për krijimin e qeverisë së re, dhe jo dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit.
“Pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme edhe në raport me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, kemi pasur një tranzicion qeverisës në Kosovë. Për këtë duhet të falënderoj edhe ish-kryeministrin Albin Kurti. Kosova dhe edhe një herë shembullin e respektimit të vendimit të institucioneve edhe kur nuk na pëlqen vendimi i tyre”, tha Meta.