Kryesore Meta: Zgjedhjet e pjesshme në 27 Shkurt ose 6 Mars

Meta: Zgjedhjet e pjesshme në 27 Shkurt ose 6 Mars

Pasi priti në një takim kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, presidenti Ilir Meta u shpreh se janë dy data mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki.

“Dy data janë, 27 shkurti dhe 6 marsi. Meta nuk kërkon datë, por jep një datë. Për mua, më e rëndësishmja është KQZ-ja, pasi ajo do të merret me zgjedhjet dhe nuk është diçka e lehtë. Këto zgjedhje janë nga Thethi deri në Lushnjë”, tha Meta.

Ai theksoi se nuk do të ketë konsultime me opozitën, por vetëm me Ballën, pasi Meta tha se ishte i shqetësuar dhe dyshonte se mos kishte një bojkot të këtyre zgjedhjeve nga mazhoranca.

“Thashë mos kushedi shumica nuk hyn në zgjedhje, bojkoton zgjedhjet, dhe mora garancinë nga Balla që janë të gatshëm për zgjedhjet. Me pak fjalë nuk ka patur konsultime me partitë, por me përfaqësuesit e shumicës në kuvend që të mos kishim polemika me shumicën. Kam patur shqetësim se mos shumica bojkotonte zgjedhjet”, tha kreu i shtetit për gazetarët.