Presidenti Meta ka denoncuar se zjarrvënia e vilës ‘Sarajet’ të martën ka për qëllim t’i hapë rrugë ndërtimit të kullave në truallin ku ajo ndodhet.
Sipas Metës, zjarrëvenia e qëllimshme e një monumenti kulture është krim që duhet të hetohet nga SPAK.
Presidenti tregon se pak ditë më parë një zjarr i qëllimshëm ka rënë në kurorën e gjelbër në “Pallatin e Brigadave”, ku sipas tij është planifikuar të ndërtohet një kompleks kullash.
“Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë”, shkruan Meta.
Në orët e para të së martës, i është vënë zjarri nga persona të paidentifikuar vilës Sarajet, në rrugën Abdi Toptani, në pjesën para Qendrës Toptani, përballë Hotel Plaza.
Vilës Sarajet në kryeqytet, monument kulture i mbrojtur, i vunë zjarrin orët e para të mëngjesit të mërkurës, por ajo rezistoi pa u shembur.
Djegia ndodh në një moment kur vila është në proces shpronësimi me justifikimin se do të kthehet në muze.