Gjykata e Apelit të Posaçëm do të vendosë më 29 gusht për kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri, i cili ka qenë ish-kreu i Forcave Operacionale, dhe personave të tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” që kërkojnë ndryshimin e masës së arrestit në burg.
Ata kundërshtojnë mënyrën procedurale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet e enkriptuara SKY ECC dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze.
Në orën 10:00 të 29 gushtit, gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendosë rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë.