Peshkatarët në Mianmar kanë gjetur në det çanta me drogë në vlerën e 18 milionë eurove.
Çantat që notonin në Detin Andaman përgjatë bregdetit të Mianmar, u vunë re nga peshkatarët të mërkurën. Në secilën nga 23 tyre shkruhej “çaj jeshil kinez”.
Peshkatarët, kur i hapën ato, u ballafaquan me metafetaminë kristaline, duke e marrë për një lloj deodoranti që përdoret zakonisht në Burma. Ata u lyen me të, por pësuan djegie në lëkurë e vetëdija e tyre u errësua, tha një zyrtar lokal për AFP.
Më pas ata njoftuan policinë, e cila bëri dhe vlerësimin e mallit.
Mianmari, i cili është prodhuesi i dytë më i madh i opiumit në botë pas Afganistanit, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC), është një nga prodhuesit më të mëdhenj të metafetaminës në botë.
Pjesë të Laosit, Tajlandës dhe Mianmarit formojnë të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Artë” – një qendër për trafik metamfetamine, nga ku ky narkotik dërgohet në pjesë të tjera të Azisë Juglindore.