Ndonëse ai do të mbahet mend gjithmonë si njeriu që i dha Real Madrid trofeun e shtatë të Champions League, Predrag Mijatovic ka pranuar se ai do ta këmbente me shumë kënaqësi atë gol të fitores, për të patur sërish në jetë djalin e tij, edhe një herë tjetër. Hera e fundit kur Los Blancos janë ndeshur me Juventus në finale ishte pikërisht në 1998, dhe ishte pikërisht atë natë kur Mijatovic hyri në skenë për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes.
Gjithsesi, për atë, ai sukses shkon në harresë për shkak të humbjes së djalit të tij në moshën 14-vjeçare, në vitin 2009, si rezultat i hydrocephalus. “Për shëndetin e djalit tim, që vdiq 8 vite më parë, dhe jetën e tij, unë do të jepja çdo gjë që kam arritur, vetëm për ta dëgjuar atë të thotë diçka. Djali im Andrea kishte paralizë celebrale dhe nuk mund të fliste, të ecte apo të komunikonte. Do të kisha dhënë gjithçka vetëm ta dëgjoja atë të thoshte: ‘ç’kemi, si je’”, tha Mijatovic në një intervistë shumë emocionuese për ‘El Mundo’.
I përfshirë më pas në një diskutim hipotetik, në përpjekjen për të krijuar futbollistin perfekt, duke përdorur atributet sportive të futbollistëve më të mirë, Mijatovic pretendoi: “Unë do të merrja fuqinë e Cristiano Ronaldos, gjithashtu driblimin e Lionel Messi dhe gjuajtjen e Davor Suker, i cili ishte i tmerrshëm, vetëm për të shënuar gola. Më pas do të kisha edhe modelin e flokëve të Mijatovic!”