Mijëra të rinj mbushën plazhet e Australisë të martën duke festuar ditën kombëtare. Shumë prej tyre u dyndën në plazhet e famshme si Bondi Beach dhe Gold Coast.
Rreth 2,000-3,000 njerëz u mblodhën në Sidney. Policia arrestoi disa persona për shkelje të rregullave të sjelljes publike dhe përplasje me policinë.
Mijëra njerëz marshuan në qendër të qytetit, të veshur me bluza me flamurin të aborigjenëve ndërsa organizatorët u përpoqën të respektonin rregullat e distancimit shoqëror.
Australia ka shënuar një rënie të ndjeshme të rasteve aktive me koronavirus, ndërsa prej ditësh nuk shënohen raste të reja.
Megjithatë, disa masa të lehta vijojnë të jenë në fuqi dhe të këta të rinj as që e kishin mendjen te koronavirusi.