Bota Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Republikani Mike Johnson u rizgjodh si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pasi siguroi votat e mjaftueshme.

Ai mori 218 votat që i nevojiteshin për të mbajtur këtë rol.

Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të ngushtë 219–215.

Zgjedhja e kryetarit është një nga aktet e para të Kongresit të ri, pasi pa zgjedhjen e tij, Kongresi nuk mund të kryejë asnjë funksion.

Kongresi pritet të mblidhet në 6 janar për të certifikuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale të zotit Donald Trump.

Me betimin e zotit Trump në 20 janar, republikanët do kenë kontrollin e të tre degëve të qeverisjes në 2 dhomat e Kongresit dhe në Shtëpinë e Bardhë.