Extra Mikela tregon se Efi do ta vazhdojë miqësinë me Luizin pas finales:...

Mikela tregon se Efi do ta vazhdojë miqësinë me Luizin pas finales: Situata ka qenë një keqkuptim

E ftuar në “Wake Up” ka qenë Mikela dhe Gerti, të cilët kanë komentuar finalistët, para finales së shumëpritur të “Big Brother”.

Mikela gjithashtu ka përmendur edhe situatën mes Luizit dhe Efit, ku nuk kanë munguar as tonet e ashpra me njëri-tjetrin. Sipas saj, situata mes tyre u keqkuptua sepse Efi nuk ka sharë as Kiarën as Luizin dhe se pas finales ata do e vazhdojnë miqësinë.

Enxhi Nasufi: Mendon që  do kenë miqësi jashtë? Efi i ka thënë t’i do e kuptosh situatën jashtë dhe do ta kuptosh që jam e vërtetë dhe do kërkosh falje për këtë gjë.

Mikela: Po patjetër, ajo situatë ka qenë një keqkuptim. Efi nuk ka sharë as Kiarën, as Luizin. Thjesht u pa një video shumë e shkurtër nga 5 videot komplet që ishte ‘story’ i Efit dhe normalisht janë keqkuptuar.

Enxhi Nasufi: Kanë folur me tone të ashpra me njëri-tjetrin.

Mikela: Po se gjërat transformohen në ekran. Një gjë që ti mund ta thuash nuk e merr në atë kuptim, e merr për keq.

***

Ashtu si Mikela edhe Gerti, mendojnë se Efi është lojtarja më e fortë pas Luizit.

Mikela gjithashtu është shprehur shumë e lumtur dhe krenare për Efin që ndodhet në finale. E pyetur nga Gerti nëse Efi do fitojë a do e ndajnë bashkë çmimin, Mikela shprehet se nuk i tregojnë të gjithë gjërat, duke preferuar të heshtë.

Mikela: Jam shumë krenare për qëndrimin që ka patur dhe si i ka  menaxhuar gjerat brenda në shtëpi. Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por unë them me plot gojë që ia ka dalë  edhe e shikoj n dyshen finale, me shpresën për fitore.

Blendi Salaj: Ju hytë bashkë Mikela në shtëpinë e “Big Brother”.

Mikela: Jam shumë e lumtur, ne plotësonim njëra-tjetrën, ne ishim një personazh dhe gjysma ime është akoma aty në finale. Kjo për mua është gjëja më e mirë.

Gerti: Domethënë në qoftë se fiton Efi merr 25 mijë euro?

Mikela: Tani nuk i tregojmë këto, i kemi për vete.