Milani ka dalë vetëm me një pikë nga ndeshja e radhës në kampionat përballë Bolonjës, e cila përfundoi me rezultatin 1-1, duke vështirësuar edhe më shumë rrugën për një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Sansones pa u mbushur ende asnjë minutë lojë duke i gjetur kuqezinjtë të papërgatitur.
Djemtë e Piolit shtuan përpjekjet dhe gjetën golin e barazimit me anë të Pobega në minutën e 40.
Me fillimin e pjesë së dytë u shtuan dhe përpjekjet e miqve, por lojtarët e Milanit u treguan të pasaktë para portës.