Milani nuk ka mundur të shkoj përtej barazimit 2-2 në San Siro kundër ekipit të Parmës, por gjithsesi mund të gëzohet për pikën e fituar.
Kuqezinjtë po humbnin deri në minutën 91, kur një gjuajtje e saktë e Theo Hernandez theu shpresat e Parmës për fitore, dhe i dhuroi francezit një dygolësh të çmuar.
Hernadez kishte shkurtuar në minutën e 58 rezultatin që shihte Parmën sipër me dy gola, falë realizimeve të bukura të Hernanit (‘13) dhe Kurtic (’56) , ku mbrojtja milaniste nuk u tregua në lartësinë e duhur.
Milani mbetet kryesuese e Serie A me 27 pikë, por diferenca nga Interi tashmë është 3 pikë, ndërkohë që ajo me Juventus dhe Napoli 4.