Milan ka siguruar tri pikë vërtet të vlefshme në luftën për titull, pasi mundi minimalisht Cagliari-n 1-0 në transfertë, duke ruajtur vendin e parë në renditje. Më herët, Napoli mundi 2-1 Udinese-n, por në fund të ditës mbeti sërish tri pikë pas në renditjen e Serie A.
Milan arriti të fitonte pas një goli vërtet të bukur te Beancer, i cili goditi fluturimthi me të majtën në hyrje të zonës, pas një serie kombinimesh të shokëve të skuadrës.
Gjatë pasdites, Inter bëri hapin e gabuar të radhës, pasi barazoi 1-1 kundër Fiorentina-s në Milano. Zikaltrit, që synojnë titullin këtë vit bashkë me Milan e Napoli, tanë janë 6 pikë pas kreut, edhe pse me një ndeshje më pak.