Sport Milan harron të shënojë në Champions, Newcastle turpëron PSG-në, City dhe Barça...

Milan harron të shënojë në Champions, Newcastle turpëron PSG-në, City dhe Barça fitojnë në transfertë

Dy ndeshje, dy barazime për Milanin në fazën e grupeve të Championsit. Ashtu sikurse ndaj Newcastle, edhe përballë Dortmundit në transfertë u shënua i njëjti rezultat 0-0.

Po në Grupin F, Newcastle shkatërroi 4-1 PSG-në, duke e bërë Mbappen të ndihet i vogël.

Tashmë skuadra angleze kryeson grupin me 4 pikë, ndjekur nga PSG me 3, Milan me 2 dhe Borussia me vetëm 1 pikë.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Europës, Manchester City, fituan 3-1 në transfertën ndaj Leipzig. Foden kaloi anglezët në avantazh (25’), por Openda barazoi në fillimin e pjesës së dytë (48’). Në fundin e ndeshjes, Alvarez (84’) dhe Doku (92’) i dhanë 3 pikët ekipit të Guardiolës.

Barcelonës i mjaftoi një gol i Ferran Torres për të mposhtur në transfertë Porton dhe për të marrë e vetme kryesimin e grupit ku bëjnë pjesë edhe Shakhtar (3 pikë) e Antwerp (0 pikë).

Lazio mori një fitore të madhe 1-2 në fushën e Celtic, ndërsa Crvena Zvezda barazoi 2-2 me Young Boys.