Sport Milan me fat në Europa League, për Romën përsëritet finalja e Tiranës

Milan me fat në Europa League, për Romën përsëritet finalja e Tiranës

Pas shortit të Champions League në Nyon ka qenë rradha e 16 skuadrave të Europa League për të njohur kundërshtarët në fazën ‘play-off’. Tetë ekipet që kanë zbritur nga Champions League, si të treta në grup, këtë fazë do përballen me ekipet që janë renditur të dytat në tetë grupet e Europa League.

Goglat rezervuan përballje interesante teksa spikasin ato mes Feyenoord dhe Romës (e treta herë në vitet e fundit), apo Milan dhe francezëve të Rennes.

Pjesë e shortit ishin edhe skuadrat ku aktivizohen lojtarët shqiptar.

Kështu, Redon Xhixha me Qarabag do të sfidojë portugezët e Bragës ndërsa Qazim Laçi me Spartën e Pragës ka një sfidë të madhe ndaj gjigandëve turq të Galatasarayt. Kujtojmë se pjesë e shortit ishin vetëm skuadrat që erdhën nga Champions League dhe vendet e dyta të grupeve ndërsa vendet e para do të futen në garë në raundit e 1/8-tave.

Shorti i Europa League:

Feyenoord-Roma

Milan-Rennes

Lens-Freiburg

Young Boys-Sporting Lisbonë

Benfica-Toulouse

Braga-Qarabag

Galatasaray-Sparta Pragës

Shakhtar Donetsk-Marseille