Tre të rinj ranë në prangat e policisë Tiranë në operacionin e koduar “Fati i lojërave”.
Efektivët nga Komisariati i Policisë Nr. 6, goditën një tjetër rast të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: – E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.
“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.