Milan arrin të fitojë pikën e parë në Champions League, duke barazuar 1-1 në San Siro ndaj Portos.
Në pjesën e parë, ekipi portugez dominoi ndaj kuqezinjve, ndërkohë që golin e gjeti shumë shpejt, që në minutën e gjashtë, me anë të Luis Diaz. Milani u mbajt në lojë nga Tatarusanu në fund të pjesës së parë dhe reagoi në të dytën.
Në minutën e 61-të, një krosim i Kalulu u devijua në portë nga Mbemba.
Ndërkohë, për pozicion jashtë loje iu anulua edhe një gol Ibrahimovicit.
Ky rezultat e mban në lojë teorikisht Milanin, por shpresat për kualifikim në 1/8 tashmë janë shumë të zbehta.
Duke nisur nga ndeshja sonte mes Liverpool dhe Atletico ku spanjollët nuk duhet të fitojë, por që djemtë e Piolit duhet ti fitojnë të dyja ndeshjet e fundit të grupit.