Në pritje të zyrtarizimit të afrimit të Krunic dhe Hernandez, tek Milan po mendojnë edhe për largime të rëndësishme, që do të sillnin forcimin e bilancit ekonomik.
“La Gazzetta dello Sport” ka theksuar se Gianluigi Donnarumma do të largohet nga kuqezinjtë edhe pse ka dy vite kontratë. Të gjitha rrugët portierin e çojnë tek PSG. Dilema e vetme mbetet mënyra e transferimit. Në operacion do të përfshihet Areola dhe 30 milionë euro tek Milan, ose përndryshe “Djalli” do të arkëtojë 50 mln euro nga shitja e italianit.
Ndryshe nga Donnarumma, që është titullar i padiskutueshëm, çështje tjetër duket për Patrick Cutrone, i cili rrezikon të mbetet sërish në hijen e Piatek.
Po ashtu, rikthimi i Andre Silva nga huazimi dhe skema e preferuar nga trajneri Giampoalo, 4-3-1-2, i jep mundësi sulmuesit portugez të luajë krah Piatek dhe Cutrone mbetet sërish në stol.
Për sulmuesin e ri interesohet fort Fiorentina, Sassuolo dhe Torino. Gjithsesi Milani ua ka bërë të qartë: Sillni 25 milionë euro dhe merreni.