Milani triumfoi në derbin ndaj Interit, me rezultatin 2-1, në supersfidën e javës së pestë në Serinë A.
Kuqezinjtë rikthehen të fitojnë me rivalët e qytetit, pas gjashtë humbjeve radhazi, me triumfin e fundit që datonte nga viti 2022.
Ndeshja nisi me Milanin në sulm dhe në minutën e 10-të, Pulisic zhbllokoi sfidën, për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve.
Megjithatë në minutën e 28-të, ishte Dimarco që vendosi baraspeshën, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Fraksioni i dytë, foli për Milanin, që “flirtoi” me golin në disa raste, por sulmuesit ishin të pasaktë.
Golin e fitores për skuadrën e Fonseca-s, e shënoi një mbrojtës. Gabbia shfrytëzoi një krosim te Reijnders në minutën e 89-të dhe me kokë, e ndali topin në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij.
Me këtë triumf, Milani ngjitet në vendin e shtatë me 8 pikë, ndërsa Interi renditet në vendin e gjashtë me 8 pikë gjithashtu, por me golaverazh më të mirë.