Në qoftë se kampionati italian mbetet i hapur, kjo është meritë e Milanit, që pas eliminimit në Europa League me Manchester United, i rikthehet fitores me një performancë të rëndësishme në Firence, ku mposht ekipin e Ribery me rezultatin 2-3.
Ndeshja fillon mirë për kuqezinjtë me golin e Zlatan Ibrahimovic ne minutën e 9-të, por Pulgar barazon pas pak minutash, dhe më pas ekuilibri thyhet vetëm në pjesën e dytë, pikërisht me Yllin francez Ribery, pas një asist të Vlahovic.
Por djemtë e Piolit këtë vit kanë një karakter ndryshe, nuk demoralizohen dhe barazojnë një minutë më vonë pas një aksioni konfuz me Brahim Diaz.
Goli i bukur i Calhanoglu në të 72-tin minutë ishte shpërblimi i merituar për një ekip që tashmë siguron vendin e dytë dhe sheh vetëm 6 pikë poshtë Interin kryesues, me një ndeshje më pak.