Pas një pjese të parë të dobët, Milan bën mrekullinë në pjesën e dytë, duke marrë një fitore të jashtëzakonshme 1-2 në derbin përballë Interit në javën e 24 të Serie A, për të rihapur sërish garën për titullin kampion të këtij sezoni.
Kuqezinjtë arritën të përmbysin rezultatin e pjesës së parë përpallë rivalëve të tyre të përjetshëm, të cilët udhëhiqnin me anë të golit të Perisiç.
Në pjesën e dytë, Milan ishte më kërkues, dhe Interi u përpoq të ruante rezultatin, por gjërat rrodhën ndryshe. Djemtë e Piolit gjetën golin e barazimit me në të 75 me Giroud dhe vetëm 3 minuta më vonë francezi dyfishoi shifrat.
Duhet theksuar dhe forma e mirë e portierit të Milanit, Maignan, i cili shpëtoi portën e tyre nga disa gola të sigurt.
Interi vijon të udhëheqë kampionatin me 1 pikë më shumë ndaj Milanit, por ka ende dhe një ndeshje për të luajtur. Megjithatë tani kampionati është i hapur.