Milani nuk po arrin më që të fitojë, tre humbje radhazi nuk vinin prej muajit shkurt, e pavarësisht se luftoi, u dorëzua edhe në ndeshjen më të rëndësishme të vitit, në derbin kundër Interit.
Humbja 3-2 ka vënë në dukje akoma edhe më tepër situatën negative ku ndodhet klubi, e pavarësisht emrave të veçantë, si Bonucci, në këndin e fajtorëve po vendoset edhe Vincenzo Montela.
Montela fajtor – Ai mund të ketë shumë justifikime, por fajet janë shumë më të mëdha. Milani, jo vetëm që akoma nuk ka një stil loje, por nuk ka as edhe idetë teknike bazë mbi të cilat të punojnë.
Një Milan 50% – 4 fitore dhe 4 humbje në 8 ndeshje, qartazi tregojnë se rendimenti i Milanit është vetëm 50%. Por Milani në fushë ka fituar vetëm pak më tepër se 50% të dueleve prej fillimit të sezonit.
Nga 99 gjuajtje, vetëm 44 kanë qenë në kuadrat, me një përqindje realizime prej 12%. Por ka edhe më tepër Milani është e vetmja nga 12 ekipet e para që kanë më shumë gola të pësuar se sa të shënuar, 13 me 12. 85 % është realizmi i pasave dhe nëse shtojmë edhe pasat e gjata, kjo shifër ulet në 61%.
Ndër këto janë edhe kroset nga të cilat vetëm 27 nga 125 kanë mbërritur në destinacion.
Problem përgatitja fizike? – Milani lodhet edhe duke vrapuar. Problemi i përgatitjes fizike është e dukshme dhe u nënvizua edhe nga Bonaventura në një intervistë pas derbit. Ka pësuar 9 nga 13 gola në pjesën e dytë, 6 prej të cilëve pas minutës së 70.
2017-ta drithëruese për Montelën – Nëse analiza do të shtrihej në të gjithë 2017-ën, përfundimisht Milani i Montelës është në vështirës. Nga janari 2017 Montela i ka siguruar 12 fitore nga 29 ndeshje (11 humbje dhe 6 barazime) me 42 gola të shënuar dhe 38 të pësuar.
Të dhëna dramatike për një skuadër e cila nuk mundet që të mos synojë Champions League. Kësaj skuadre i mungon ekuilibri dhe ky, me shumë mundësi, është dështimi më i madh i Montelës