Duket si histori filmash, por miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, po kërkon vërtet një partnere që t’i bashkohet në një udhëtim drejt Hënës.
Pas ndarjes nga e dashura, manjati i modës Maezawa, nuk do që ti shkojë dëm bileta, ndërsa publikoi online peticionin e tij për të gjetur një “shoqe jete” që ta shoqërojë në udhëtimin e SpaceX – një rrugë e shpejt pranë Hënës që është skeduluar për vitin 2023.
“Teksa vetmia dhe boshllëku më pushtojnë, mendoj vetëm për një gjë: të vijoj të dashuroj një grua”, shkroi 44-vjeçari në Twitter. “Dua të gjej një ‘shoqe jete.’ Kur ta gjej, dua ta bërtas dashurinë tonë dhe paqen në botë nga hapësira.”
Maezawa, i cili themeloi platformën e blerjeve online tejet popullore në Japoni, Zozotown, ka një pasuri që vlerësohet rreth 2 miliardë dollarëve, sipas Forbes.
Maezawa përcaktoi edhe kushtet: aplikantet duhet të jenë mbi 20 vjeçe, të jenë “të gjalla dhe të shkathëta”, gjithmonë pozitive, t’u interesojë hapësira dhe të urojnë për “paqe në botë.”
Afati i fundit për të dorëzuar aplikimet është 17 janari dhe vendimi do të merret nga Maezawa në fund të marsit.
Aplikantet duhet të përcaktojnë gjatësinë, profesionin, hobit, aftësitë e veçanta, një foto dhe pse duhet të jenë ato gruaja me fat.
Gjithçka do të filmohet për dokumentarin e ri, “Full Moon Lovers,” që do të publikohet në një platformë streaming, AbemaTV.
[WANTED!!!]
Why not be the ‘first woman’ to travel to the moon?#MZ_looking_for_love https://t.co/R5VEMXwggl pic.twitter.com/mK6fIJDeiv— Yusaku Maezawa (MZ) 前澤友作 (@yousuck2020) January 12, 2020