Plot 41 milionë euro pasuri, ku përfshihen toka, apartamente, biznese dhe makina luksoze janë sekuestruar nga strukturat antikrim.
Në të gjithë vendin policia ka sekuestruar 32 mijë m2 tokë, e cila dyshohet se është blerë me para që kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
8 apartamente janë sekuestruar më vendim gjykate, në Vlorë dhe Tiranë, ndërsa 89 apartamente dhe biznese të tjera vijojnë të jenë të bllokuara nga policia, pasi po kryhet verifikim për to.
Dyshimet janë se këto biznese e pasuri të paluajtshme janë blerë me parë që kanë ardhur nga trafikimi i drogës, sipas Report tv.
Gjithashtu 115 makina luksoze vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara në 12 drejtoritë vendore të Policisë, pasi nuk justifikojnë me dokumente burimin e të ardhurave. Mes këtyre makinave, janë edhe 15 automjete të blinduara.