Bota Milioneri zbulon pas 20 vitesh se tre djemtë nuk janë fëmijët e...

Milioneri zbulon pas 20 vitesh se tre djemtë nuk janë fëmijët e tij

Një biznesmen ka zbuluar se tre djemtë që i ka rritur për vite me radhë, nuk janë fëmijët e tij.

Richard Mason 55 vjeç, bashkëthemeluesi i ‘MoneySupermarket.com’, paditi në gjykatë ish-bashkëshorten pasi i kishte mbajtur të fshehtë atësinë e fëmijëve të tij.

Milioneri zbuloi se nuk është prind i tre djemve pasi u diagnostikua në vitin 2016 me një çrregullim gjenetik, për të cilën mjekët i thanë se ai është jopjellor.

Testet e ADN-së konfirmuan më pas se ai nuk është babai i djalit të tij më të madh 23 vjeç dhe binjakëve 19-vjeçarë, shkruan “Daily Mail”.

Ndërsa gjykata ka urdhëruar ish-gruan e tij që t’i paguajë 318 mijë Dollarë dëmshpërblim që i ka mbajtur sekret identitetin e babait të vërtetë. Milioneri beson se babai i vërtetë i djemve është i njëjti person me të cilin ish-bashkëshortja e tij ka pasur një marrëdhënie për katër vjet në vitet ’90.

Megjithatë emri i të atit biologjik nuk është bërë i ditur. Në atë kohë, 55-vjeçari nuk e kishte idenë dhe të vërtetën për fëmijët e tij e mësoi në vitin 2016, 10 vjet pasi u divorcua nga bashkëshortja.