Të gjithë e mbajnë mend në rolin e saj si “Mimoza llastica”, por që prej asaj kohe kanë kaluar shumë vite. Pavarësisht se që në vitet ‘90 aktorja e njohur Zhaklina Dhimojani Blättler është larguar në Zvicër ajo gjithmonë ka dhënë kontributin e saj në fushën sociale të vendlindjes saj.
Aktorja Zhaklina Dhimojani ka dhuruar disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Shqipërisë në Bern nëpërmjet një postimi në facebook. “Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar pas rolit të famshëm “Mimoza llastica”, por është larguar nga Shqipëria në vitet ‘90 dhe gjatë këtyre viteve ka jetuar në Zvicër.
Vitet kanë kaluar edhe për aktoren që luajti Mimoza Llasticën e sot askush s’mund ta besojë që ajo tashmë është 53 vjeçe.
Kur luajti “Mimoza llasticën” në vitin 1973 ishte një 7-vjeçare e përkëdhelur, me tipare shumë të bukura dhe shikim të mprehtë.
Sot Zhaklina Dhimojani nënë e një vajze jeton në Bern të Zvicrës, me familjen e saj, bashkëshortin Stefan dhe vajzën Alexandra.