Vëlla dhe motër, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, të cilët u kapën të martën me tre mina me telekomandë kanë dalë sot para Gjykatës se Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për Amelda Elezin.
Ndërsa vëllai i saj Armand Lukani do të vazhdojë të qëndrojë në qeli pasi gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Gjatë momentit të hyrjes në gjykatë, dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, ndërsa mësohet se Amelda është edhe shtatzënë.
Babai i tyre, i pranishëm para gjykatës, duke folur për gazetarët tha se jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
Sipas tij, fëmijët ishin nisur për punë dhe nuk kanë lidhje me minat.
Familja e tyre nuk ka mundur të gjejë një avokat për të mbrojtur dy të rinjtë motër e vëlla në këtë proces.