Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është takuar edhe me dy homologët e tij Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.
Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Ohër në kuadër të Samitit për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve. Ky është takimi i dytë mes tre kryeministrave.
Takimi i parë u zhvillua në kryeqytetin e Serbisë pak ditë para se Këshilli i Europës të jepte verdiktin për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.