Julia Buckley, CNN
Nëse ka një gjë që dimë për Venecian, është se ajo është unike. Cili qytet tjetër është i ndërtuar mbi ujë, dhe karakterizohet nga një stil arkitekturor i rrallë?
Na rezultojnë, disa. Republika e Venecias – ose Republika Më e Qetë e Venecias, për t’i dhënë asaj emrin e saj të plotë, e cila ka ekzistuar për 1,100 vjet, nga 697 e.s. deri në 1797 e.s., kur Napoleoni pushtoi qytetin. Është një periudhë jashtëzakonisht e gjatë, ku trazirat dhe pushtimet ishin ngjarje të zakonshme.
Dhe ndërkohë që fuqizohej, gjithnjë e më shumë, ajo ndërtoi një pseudo perandori përgjatë Adriatikut, jo aq në anën italiane, por në bregdetin lindor, në vende si Sllovenia e sotme, Kroacia, Shqipëria dhe Greqia. Tentakulat e saj shtriheshin deri në Kretë dhe Qipro.
Sot, shumë nga këto mini Venecia ekzistojnë ende. Ja se cilat janë disa prej tyre:
Piran, Slloveni
Kambana e Piranit të bukur në Sheshin e Shën Markut është një thirrje zgjimi si nga deti ashtu edhe nga toka. Kjo është Venecia nëse Venecia do të ishte një fshat. Pjesë e Republikës Venedikase nga 1283 deri në 1797, vit në të cilin austriakët morën pushtetin, ishte një qytet gjysmë-autonom. Pirani është qyteti i parë në ish-Jugosllavi që zgjodhi në 2010, një kryetar bashkie me ngjyrë, Peter Bossman, i lindur në Gana.
Sigurisht, nuk ka kanale dhe anijet e vogla të peshkimit të ankoruara në qendër të qytetit të cilat mund të krahasohen me tragetet dhe anijet turistike në Venecia, por ky oaz i vogël qetësie në Adriatik ka ndërtesa të shkumëzuara të stilit Venecian në Sheshin Tartini, mes të cilave “Casa Veneziana” e kuqe, e shekullit të 15-të, në stilin gotik dhe një luan të Shën Markut në bashkinë e qytetit. Ndërsa kambana që ndodhet aty i përket katedrales së Shën Gjergjit, e vendosur lart në shkëmbinj.
Koper, Slloveni
Mendoni se është ura e mbipopulluar “Rialto” në Venecia? Jo, e keni gabim. Ajo është ura Da Ponte e qytetit slloven Koper (Da Pontejev vodnjak), që padyshim është një riprodhim i urës më të famshme të Venecias. Mini Rialto, e ndërtuar në 1666, është vetëm një nga shumë elementet veneciane, sepse dikur ky qytet ishte kryeqyteti i Istrias Veneciane. Në fakt, ajo është e vendosur pothuajse ballë përballë Venecias, me Adriatikun në mes.
Grado, Itali
Pjesë e një lagune të mbushur me ishuj në një rërë të vetën, Grado duket shumë i njohur. Në fakt, ky rajon vetëm 90 minuta në verilindje të La Serenissima, njihet si “nëna e Venecias”, dhe është themeluar në kohët romake, njëkohësisht edhe shtëpia e emigrantëve që kanë ikur nga pjesa kontinentale në shekujt e pestë dhe të gjashtë – si Venecia.
Qyteti i Korfuzit, Greqi
Në grykën e Adriatikut, ishujt Jon ishin një pjesë kryesore e territoreve veneciane dhe qyteti i Korfuzit i mbrojtur nga UNESCO është një nga shembujt më të mirë të ndikimit të Republikës. Pra, edhe pse kjo nuk është saktësisht një mini Venecia, mendojeni sikur Venecia të zhytej në një mjedis urban. Edhe kulinaria e kësaj zone të kujton Republikën Veneciane. Vendbanime të tjera veneciane në Greqi përfshijnë Nafplio, në Peloponez; Ishulli cikladik Syros; dhe Kretën, ku një far venecian ende shfaqet mbi portin në Chania.
Svetvincenat, Kroaci
Si fillim: ky nuk ndodhet mbi ujë. Megjithatë, gjysmë ore në veri të Pulas dhe thellë brenda gadishullit të Istrias, ky fshat i bukur e mban me hijeshi stilin venecian. Ky ishte dikur vend kufitar, gjë që shpjegon pse fshati është i dominuar nga kalaja madhështore Morosini-Grimani, e rindërtuar në vitet 1500 nga familja Grimani (në Venecia, ju mund të vizitoni Palazzo Grimani, i cili i përkiste një prej degëve të familjes).
Por ajo që ngjan më shumë me venecian është sheshi kryesor. Shembulli më i mirë i Istrias për planifikimin e qytetit të Rilindjes është kisha dhe kambana e saj, nga e cila mund të shikosh shtëpitë me çati të kuqe dhe një pus tipik venecian. Po pyesni veten se si dukej Venecia rezidenciale në vitet 1500? Njësoj si Svetvincenati i Kroacisë.
Rovinj, Kroaci
Një tjetër mini Venecia në Adriatik, Rovinji mund të jetë një destinacion popullor, por është ende një strehë e qetë krahasuar me qytetin amë. Sot pjesë e Kroacisë, ky qytet peshkimi në gadishullin e Istrias u kaloi midis Bizantinëve, Dubrovnikut dhe Aquileia (një qytet tjetër i lidhur me Venedikun) para se të dorëzohej te La Serenissima në 1283, në këmbim të mbrojtjes së tyre. A ju duket e njohur kulla e kambanës së katedrales së Shën Eufemisë? Kjo sepse u modelua sipas sheshit të Shën Markut në Venecia. Oxhaqet e hollë dhe tërheqës datojnë gjithashtu nga periudha e sundimit venecian.
Korcula, Kroaci
Eksploruesi Marco Polo është sinonim i Venecias, por ajo që Venedikasit nuk do t’ju tregojnë është se ai në të vërtetë ka lindur në ishullin Korcula, në Kroacinë e sotme, rreth 400 milje në juglindje të La Serenissima. Ose të paktën, kështu thonë kroatët ndërsa sipas venecianëve këto janë lajme të rreme.
Vendlindja e tij e saktë është ende e diskutueshme. Sot, ju mund të vizitoni atë që banorët e Korculës thonë se është vendlindja e tij, ose të vizitoni Katedralen e Shën Markut të shekullit të 15-të, e cila jo vetëm që është emëruar pas shenjtit mbrojtës të Venecias, por përmban dy vepra nga piktori i Rilindjes, Tintoretto.