Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është infektuar me koronavirus Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Klosi, i cili në një postim në Facebook shkruan se është vetizoluar sipas rregullave të autoriteteve shëndetësore.
Ministri Klosi është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID-19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan në Facebook ministri Blendi Klosi.